Ministria amerikane e Mbrojtjes nuk dëshiron të komentojë njoftimet e mediave rreth luftanijeve ruse, të cilat supozohet se transportojnë armë për Sirinë, ndërkohë që thekson se çdo furnizim me armë i Ushtrisë së Bashar Al-Assad përkeqëson situatën në rajon, deklaroi Zëdhënësja e Pentagonit, Aileen Laynez.

"Ne i kemi parë njoftimet e mediave, por nuk kemi ndërmend të komentojmë punën e organeve të zbulimit", - tha Laynez.