Të premten një familje drerësh, nëna dhe dy këlyshët e saj humbën në një kopësht të madh moskovit në lindje të Moskës jo shumë larg nga Parku Kombëtar i quajtur "Ishulli i drerëve". Kafshët u pozicionuan mes pemëve dhe në mënyrë paqësore hëngrën bar dhe gjethe sa u ngopën dhe pastaj kaluan një autostradë duke vazhduar të avancojnë drejt qytetit. Drerët u sollën në mënyrë jo agresive.

Një punonjës i Parkut Kombëtar "Ishulli i drerëve" njoftoi se të tre drerët janë sjellë tani mbrapsht në pyll.