Dhjetëra mijëra njerëz marrin pjesë në gay-paradën e përvitshme që po zhvillohet në Tel Aviv të premten.

Në këtë aktivitet marrin pjesë lesbike, gay, biseksualë, transeksualë dhe dashamirës, si dhe të gjithë ata që dëshirojnë t’i bashkohen festës, e cila i dedikohet orientimit seksual jotradicional.

Pjesëmarrësit parakalojnë nëpër rrugët e qytetit me veshje me ngjyra të ndezura dhe mbajnë në duar flamuj me ngjyrat e ylberit. Kjo është gay-parada e 20-të e organizuar nga autoritetet e Tel Avivit.