Një helikopter i ndihmës së shpejtë u rrëzua në lindje të Shteteve të Bashkuara. Tre anëtarët e ekuipazhit humbën jetën në këtë aksident ajror.

Tragjedia ndodhi në qytetin e Manchester-it (shteti i New Hampshire). Sipas informatave paraprake, helikopteri u rrëzua 200 metra nga pista e uljes dhe ngritjes. Nuk ka detaje mbi incidentin, ndërkohë që ka filluar hetimi i aksidentit.