Mbështetja nga ana e Perëndimit e mundësisë së furnizimit me armë të opozitës siriane nuk do të ndihmojë në zgjidhjen e konfliktit. Këtë mendim të Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme e shprehu Sergei Lavrov në konferencën për shtyp të mbajtur pas bisedimeve me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, Ekmeleddin Ihsanoglu (Ekmeleddin İhsanoğlu)..

"Ne jemi të shqetësuar prej deklaratave që tingëllojnë nga goja e udhëheqësve të Ushtrisë së Lirë Siriane, si dhe të disa zyrtarë të lartë amerikanë, se mbështetja e opozitës së armatosur do të vazhdojë me qëllim të rivendosjes së ekuilibrit ushtarak në planet. Kjo është një udhë pa krye”, - tha Sergei Lavrov.