Të premten Presidenti francez, François Hollande, gjatë një konference për shtyp në Tokio i quajti shtetasit japonezë gabimisht kinezë.

Presidenti vendosi t'i shprehë ngushëllimet e veta familjeve dhe të afërmve të 10 japonezëve, të cilët humbën jetën si pasojë e sulmeve terroriste në Algjeri në janar të vitit 2013.

Mediat pariziene theksuan se përkthyesi reagoi në mënyrën e duhur, duke e korrigjuar menjëherë lapsusin e Presidentit të Francës. Megjithatë, rezultoi se njëri prej gazetarëve japonezë të pranishëm në konferencën për shtyp, dinte frëngjisht. Ishte ai i pari, i cili njoftoi mbi gabimin e Presidentit francez.