Të premten Papa Françesku u shpreh se në thellësi të shpirtit të vet ai shpresonte të mos e zgjidhnin në krye të Kishës Katolike Romake.

"Nëse një njeri dëshiron të bëhet Papë i Romës, kjo do të thotë se ai nuk e do aspak veten e tij", - tha ai, duke qeshur gjatë kohës që po i përgjigjej pyetjeve të besimtarëve në Vatikan.

"Unë personalisht nuk doja të bëhesha Pontifik", - shtoi ai.