Sizmiologët regjistruan dy tërmete që ranë në Oqeanin Paqësor në brigjet perëndimore të Kamçatkës dhe në territorin e saj.

Tërmeti i parë me magnitudë prej 4 ballë ra të enjten 167 km në perëndim të qendrës rajonale të Kamçatkës - Sobolevo në një thellësi prej 600 km. Tërmeti i dytë me magnitudë 3.8 ballë ra pas 10 orësh 145 km në jug të qendrës rajonale Ust-Kamçatsk në një thellësi prej 10 km.

"Të dy tërmetet nuk u ndjenë në territorin e zonave të banuara të Kamçatkës, nuk ka viktima apo dëme, nuk ka patur njoftime për kërcënimin e ndonjë cunami", - theksoi Shërbimi për shtyp i Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme të Federatës Ruse.