0Edhe pse, siç është vënë në dukje nga ekspertët, për realizimin e kësaj ideje në jetë fillimisht duhet të ndryshohet dokumenti themelor - Traktati i Atlantikut të Veriut i vitit 1949 (në të cilin me të zezë mbi të bardhë është shkruar se anëtar i NATO-s mund të bëhet "çdo shtet evropian i aftë që të kontribuojë në garantimin e sigurisë së rajonit"). Ndërsa kjo është një histori e gjatë.

Kolumbia u përplas me murin e keqkuptimit (më saktë, moskuptimit) në mënyrë plotësisht të drejtë. Amerika Latine edhe kështu është plot kontradikta. Ngritja e “temperaturës politike” atje është e mbarsur me pasoja mjaft të rënda. Ja se çfarë thotë eksperti i Institutit rus të Amerikës Latine, Boris Martinov:

- Rajoni ka problemet e veta. Kjo do të sillte menjëherë në përkeqësimin e marrëdhënieve me Brazilin, sepse Brazili edhe e sheh veten e tij, edhe është de facto lider i Amerikës së Jugut. Brazilit nuk do t’i pëlqejë aspak ideja e anëtarësimit të Kolumbisë në NATO. Kur Argjentina mori statusin e vendit anëtar të asociuar jashtë Aleancës, ai i shprehu protestën e vet asaj. Dhe marrëdhëniet midis tyre u ftohën ndjeshëm për një farë kohe. Përafërsisht po e njëjta gjë mund të ndodhë edhe tani. Mund të fillojë një përçarje e caktuar në skemat integruese.

Me shumë gjasa në këtë rast ne kemi të bëjmë me përpjekjen e ndërmarrë për testimin e opinionit publik botëror mbi subjektin e perspektivave të NATO-s. Dhe kolumbianët, me sa duket nga të gjitha, nuk e patën llogaritur se do të përballen me një reagim të tillë kaq të fortë ndaj informacionit të hedhur testues. Eksperti rus Boris Martinov vazhdon të përsiatë mbi këtë temë:

0- Këtu, natyrisht, përvijohet qartë pikësynimi për t’u afruar më shumë, për t’u lidhur akoma dhe më ngushtë me SHBA-në, megjithëse marrëdhëniet me të edhe kështu janë mjaft të ngrohta. Ne jemi në dijeni të faktit se në Uashington, gjatë presidencës së Bill Clinton, u duk "Plani Kolumbia", kur Shtetet e Bashkuara kanë dhënë ndihmë të pakursyer në luftën kundër "të majtëve" kolumbianë. Përveç kësaj, tani me shkallë të ndryshme të suksesit po zhvillohen negociatat e qeverisë së Kolumbisë me guerilët. Kolumbianët nuk janë fëmijë, nuk kanë lindur dje. Ata e kuptojnë për mrekulli se në mes të shpalljes së gatishmërisë mbi afrimin me NATO-n dhe pasojave praktike ekziston një distancë e madhe. Për më tepër se vendi jashtë kuadrit të përcaktuar në mënyrë të qartë në Traktatin e Atlantikut të Veriut është një nonsens ligjor (absurditet juridik).