Të enjten Komisioni Europian shprehu mospajtimin e tij me raportin autokritik të Fondit Monetar Ndërkombëtar, në të cilin organizata analizoi përvojën 3-vjeçare të financimit të Greqisë.

Në veçanti, Komisioni Europian shprehu pakënaqësinë e vet në lidhje me deklaratën e FMN-së se Greqia duhej të kishte kryer ristrukturimin më herët se në muajin maj të vitit 2012, kur ai në të vërtetë kishte përfunduar.

Bashkimi Europian e ka quajtur një fitore të madhe faktin se Greqia mbeti anëtare e eurozonës, pavarësisht rreziqeve serioze ekzistuese për daljen nga blloku europian.