Qyteti rus i Ekaterinburgut, i cili shtrihet në rajonin e Uraleve, është një nga kandidatët kryesorë për zhvillimin e Ekspozitës Ndërkombëtare Expo 2020 (http://www.expo2020.ru/en). Siç informoi “Zërin e Rusisë” Kryebashkiaku i Ekaterinburgut, Aleksandër Jakob, sipas rezultateve të sondazheve 90% e banorëve të qarkut janë në dijeni të planeve për pritjen e ekspozitës dhe 88% i mbështesin ato. Gjithsej në të gjithë Rusinë 70% e të anketuarve janë pro zhvillimit të ekspozitës. Aplikimi i Ekaterinburgut gëzon gjithashtu përkrahjen e pakushtëzuar të të gjitha OJQ-ve të rajonit.