Drejtori i Zbulimit Kombëtar amerikan, James Clapper, konfirmoi se agjencitë amerikane të inteligjencës mbledhin informacion nëpërmjet Facebook, Google dhe kompanive të tjera. Madje më tepër se kaq, Clapper theksoi se fjalë bëhet për përdoruesit e Internetit, të cilët ndodhen përtej kufijve të Shteteve të Bashkuara.

Kështu i komentoi Shefi i Shërbimit të Zbulimit artikujt në gazetat “The Washington Post” dhe “The Guardian”, në të cilët konfirmohej se autoritetet kanë akses në serverët e kompanive më të mëdha të Internetit dhe se marrin nga ato çdo informacion, duke përfshirë edhe korrespondencën private.