Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të vizitojë sot pikën e Komandës Qendrore të Forcave të Armatosura të Rusisë, njofton shërbimi për shtyp i Kryetarit të shtetit.

"Kryekomandanti Suprem do të zhvillojë një videokonferencë me stacionin radar të Armavirit "Voronezh-DM " (russ. “Воронеж-ДМ”), gjatë së cilës do të ndodhë vënia e stacionit në regjim dezhurni luftarak. Stacioni radar në fjalë është krijuar me qëllim të sigurimit të kontrollit të vazhdueshëm radar të drejtimeve jugperëndimore dhe juglindore më të rrezikshme për goditjet raketore nga territori i Rusisë", - vunë në dukje në shërbimin për shtyp.