Forcat speciale të Shërbimit Federal të Sigurimit të Rusisë në periferitë e afërta të Moskës zhvilluan operacionin special për arrestimin e organizatorit të akteve terroriste në Moskë. Sipas informacionit paraprak, është arrestuar njëfarë Jullaj Davletbajev.

Siç njofton Komiteti Kombëtar Antiterrorist i Rusisë, "Banda e Davletbajevit" po përgatitej për organizimin në kryeqytetin rus të një serie të tërë shpërthimesh.

Siç iu bë e ditur Radiokampanisë “Zëri i Rusisë”, Jullaj Davletbajev është pjesëtar i organizatës terroriste "Partia Islamike e Uzbekistanit". Ai është trajnuar në kampin e talebanëve në Afganistan, ka marrë pjesë në mënyrë të përsëritur në operacionet luftarake kundër forcave të NATO-s. Është specialist për vënien dhe detonimin e minave. Në fund të vitit të kaluar u urdhërua të kthehet në Rusi, ku duhej të përgatiste dhe të realizonte disa akte terroriste. Ai punonte si taksist.

Pjesë e grupit të tij ishin tre vetë. Dy u vranë, njëri u kap i gjallë më 20 maj. Bashkëpunëtori i arrestuar ishte ai që tregoi për Jullaj Davletbajevin. Aktualisht Jullaj Davletbajev është marrë në pyetje dhe po jep dëshmitë e para. Detaje të mëtejshme mund të shfaqen në orët e ardhshme.