Tani programet kryesore të kanalit televiziv qendror të Koresë së Veriut në transmetim të drejtpërdrejtë mund të shihen edhe jashtë kufijve të vendit përmes faqes në Facebook.

Në kanalin televiziv do të transmetohen edicionet e lajmeve, koncerte me këngë patriotike dhe filma historikë. Ndërkohë, për t’u lidhur me transmetimin, duhet të pëlqehet (t'i bëhet Like) faqja në Facebook e kanalit televiziv të Koresë së Veriut.,