Teatri Mariinskij sot për herë të parë në botë do të realizojë transmetimin në format 3D të baletit "Liqeni i Mjelmave". Shfaqen mund ta shohin spektatorët e më shumë se 1.500 kinemave në 50 vende.

Për sigurimin e pjesës teknike të transmetimit përgjigjet kompania “Cameron Pace Group” e regjisorit të Holivudit James Cameron ("Titanic", "Terminator", "Aliens", "Avatar"). Spektakli do të fillojë me një hyrje të veçantë, të filmuar në Pallatin e Dimrit, pas të cilit veprimi zhvendoset në skenat legjendare të ndërtesës së teatrit të vjetër Mariinskij.