Ministria e Mbrojtjes e Polonisë ka shpallur një tender për furnizimin e sistemeve antiraket dhe atyre kundërajrore me rreze të mesme veprimi. Blerja e tyre është pjesë e planeve të Ministrisë polake mbi rishikimin e sistemeve të saj të Mbrojtjes antiraket në periudhën nga viti 2014 deri në vitin 2023, thuhet në një deklaratë të Dikasterit të Inspektimit Teknik.

Byroja e Sigurisë Kombëtare të Polonisë mendon se blerja e një sistemi të ri të Mbrojtjes antiraket mund të kushtojë nga 2.5 deri në 3.75 miliardë dollarë.

Aplikimet për pjesëmarrjen në tender do të pranohen deri më 21 qershor, ndërsa furnizimet duhet të fillojnë në vitin 2017.