Koreja e Veriut i propozoi Koresë së Jugut zhvillimin e bisedimeve në lidhje me Zonën e përbashkët industriale Kaesong në territorin e Koresë së Veriut në nivelin e punës së qeverive, njoftoi ditën e enjte Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve.

Në njoftim vihet në dukje se në negociatat në fjalë mund të preket tema e "normalizimit" të punës së kompleksit industrial, e cila u ndërpre rreth një muaj më parë në lidhje me përshkallëzimin e radhës të tensionit në marrëdhëniet midis dy shteteve koreane në mars të vitit 2013.

Më parë një propozim po të tillë ka bërë në mënyrë të përsëritur Koreja e Jugut.