Një ekip shkencëtarësh nga Kina, SHBA-ja dhe Franca, gjatë studimit të eshtrave të një krijese të gjetur në Kinë në vitin 2003 dhe të quajtur Archicebus achilles, deklaroi se paraardhësit më të lashtë të njeriut, që kanë jetuar në Tokë 55 milionë vjet më parë në Epokën Eocene, për nga përmasat e trupit ishin më të vegjël se sa minjtë dhe ushqeheshin me insekte.

Gjatë studimit u gjet se specia Archicebus achilles peshonte jo më shumë se 30 gram dhe ishte rreth 7 cm e gjatë. Shkencëtarët supozojnë se ajo zhvendosej me kërcime, duke përdorur për këtë qëllim të katërt gjymtyrët. Sytë e vegjël të kafshëzës janë tipike për krijesat që mund të shohin vetëm gjatë ditës. Ushqehej ajo kryesisht me insekte.