Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka publikuar një raport mjaft autokritik në lidhje me paketën e parë të ndihmës financiare për Greqinë, të cilën ai e bashkërenditi me Bashkimin Europian në maj të vitit 2010.

FMN-ja pranon se ka neglizhuar rregullat e veta të dhënies së kredive - për shkak të kërcënimit serioz që përbënte për zonën e euros falimentimi i afërt i ekonomisë greke.

FMN-ja deklaroi gjithashtu se nuk e ka vlerësuar ashtu siç duhet dëmin që do t’i shkaktojnë Greqisë masat shtrënguese ekonomike, të cilat u bënë kusht për dhënien e kredisë asaj.