0Në fakt, Perëndimi në një farë mase po korr frytet e politikës së vet të eksportimit të demokracisë. Sepse ishin pikërisht evropianët ata që mbështeten me entuziazëm të madh serinë e revoltave dhe trazirave që po minojnë aktualisht rendin ekzistues afatgjatë në botën arabe, duke supozuar, me sa duket, se "Pranvera arabe" do të jetë diçka e ngjashme me atë të "Pragës". Por, për fat të keq, nuk qe e thënë që “Pranvera arabe” të zhvillohej sipas skenarit inteligjent evropian të "Revolucionit të kadifenjtë". Megjithatë, evropianët nuk e pranuan që nuk e pranuan gabimin e vet. Ndërsa kjo nuk i jep atyre mundësinë për ta korrigjuar atë. Ndërkaq presioni migrator mbi Evropën është vetëm në rritje. Ekzistojnë dy shkaqe globale për këtë, mendon Presidenti i Fondacionit rus "Migrimi në shekullin e 21-të", Vjaçesllav Postavnin:

- Shkaku më global - kriza evropiane dhe papunësia që e shoqëron atë. Dhe arsyeja e dytë - konfliktet rajonale në kufijtë juglindorë të Evropës. Konfliktet ia shtuan migrantët BE-së. Ata vijnë fillimisht në Turqi, më pas nga Turqia zhvendosen në Greqi, kurse nga Afrika në Itali, në Spanjë dhe pastaj përhapen në të gjithë Evropën. Në mënyrë tipike, këta janë njerëz që sigurojnë ndonjë punë, përfitojnë një lloj statusi. Ata marrin shuma të caktuara parash dhe përfitime sociale. Nëse ndodhen në kampet e refugjatëve, atje ata i ushqejnë dhe i përmbajnë. Të gjitha këto janë gjëra të civilizuara, por kushtojnë shuma të mëdha parash. Natyrisht, vendet evropiane janë duke u përpjekur për të kufizuar numrin e emigrantëve të paligjshëm.

Kjo masë do të prekë jo vetëm të ardhurit nga Afrika, por edhe ata prej Evropës Lindore: që nga momenti i aplikimit të regjimit të udhëtimeve pa viza numri i qytetarëve të vendeve të Ballkanit, që kërkojnë të marrin azil në Evropën Perëndimore, është rritur disa herë.

0Vetkuptohet se kjo nuk mund t’i vijë kurrsesi për mide evropianëve. Prandaj Bashkimi Evropian është i gatshëm për të aplikuar tani edhe një mase tjetër përveç kontrolleve të brendshme kufitare - mundësinë e ndërprerjes apo të anulimit të regjimit pa viza me vendet e treta. Ndërsa kjo masë mund të përdoret tashmë si një justifikim për zvarrisjen e mëtejshme të negociatave mbi vendosjen e regjimit pa viza midis Rusisë dhe Evropës.