Roboti eksplorues i Marsit “Curiosity” po zhvendoset drejt objektivit kryesor të misionit të tij në Planetin e Kuq - në të ardhmen e afërt roboti eksplorues do të drejtohet për në malin Sharp, i cili ndodhet rreth 8 km larg nga zona e uljes së tij.

Për udhëtimin në fjalë atij do t'i duhen disa muaj. Gjatë rrugës roboti eksplorues do të vazhdon të eksplorojë sipërfaqen e Marsit, të bëjë matjet e temperaturës, të monitorojë ndryshimet klimatike dhe atmosferike dhe të mbledhë mostra të dheut.

Studiuesit janë të bindur se mostrat e dheut nga mali Sharp do të lejojnë zbulimin e shumë mistereve që lidhen me mjedisin përreth të planetit të largët dhe të kaluarën e tij.