Sot mbushen plot 214 vjet që nga dita e lindjes së poetit të madh rus Aleksandër Pushkin. Në këtë ditë në Rusi dhe në botë festohet Dita e gjuhës ruse.

Me aktivitetet festive bashkohen shumë shtete, duke zhvilluar ekspozita tematike, koncerte me muzikë popullore sllave, duke mbajtur leksione dhe kurse të shpejta e të shkurtra të përvetësimit të gjuhës ruse.

Gjuha ruse është një nga gjuhët më mëdha të botës, rusishtja është më e përhapura nga të gjitha gjuhët sllave. Për nga numri i përgjithshëm i atyre që e zotërojnë atë si gjuhë amëtare, gjuhë të dytë apo si gjuhë të huaj, rusishtja zë vendin e gjashtë në botë pas anglishtes, gjuhës kineze, gjuhës hindu/urdu, spanjishtes dhe arabishtes.