Anija kozmike automatike e mallrave ATV-4 "Albert Einstein" startoi sot nga kozmodromi Kourou në Guinea Franceze. Siç njoftuan në Agjencinë Hapësinore Evropiane, ndarja e "kamionit" nga raketëmbajtësja ndodhi në përputhje me grafikun e planifikuar.

Anija evropiane e mallrave ATV-4, e emëruar në nder të shkencëtarit Albert Einstein, duhet të furnizojë në Stacionin Kozmik Ndërkombëtar rezerva të karburantit, oksigjen, ujë të pijshëm, produkte ushqimore si dhe sende personale për anëtarët e ekuipazhit.