Viktima të shembjes së një ndërtesë në Filadelfia, sipas të dhënave të fundit, u bënë 6 persona. Ndërkohë që 13 të tjerë janë hospitalizuar. Aktualisht operacioni i kërkim-shpëtimit të njerëzve në vendin e tragjedisë po vazhdon.

Incidenti ndodhi në qendër të Filadelfias të mërkurën në mëngjes sipas orës lokale. Shkaqet e tij nuk dihen ende.