Trafikimi i drogës është shndërruar në një sfidë globale për tërë komunitetin ndërkombëtar, ndërsa për shtete të veçanta madje në fatkeqësi mbarëkombëtare. Një deklaratë e tillë u bë nga Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në Konferencën e XXX-të Ndërkombëtare të organeve të ruajtjes së rendit për luftën kundër trafikimit ilegal të drogës.

Vladimir Putin vuri në dukje se "trafikimi i drogës është mjedis ushqyes për krimin e organizuar, kontrabandën dhe emigracionin e paligjshëm". Ai konsideron të domosdoshme zhvillimin e luftës kundër të gjitha llojeve të drogave.