Sipas të dhënave të fundit, numri i personave që humbën jetën si rezultat i përmbytjeve në Evropën Qendrore arriti deri në 15 vetë. Edhe 4 të tjerë aktualisht cilësohen si të zhdukur pa lënë gjurmë. 8 nga 15 viktimat humbën jetën në Republikën Çeke, 4 në Gjermani, 2 në Austri dhe 1 në Sllovaki.

Galeria fotografike: Përmbytjet në Bavari

Ndërkohë, ekipet çeke të shpëtimit njoftuan se rreth 19 mijë persona janë evakuuar nga zonat e përmbytura në rajone të ndryshme të vendit.

Për shkak të shirave të dendur e të parreshtur Danubi dhe lumenj të tjerë të Evropës Qendrore dolën nga shtretërit e tyre, duke shkaktuar përmbytjen e shumë rajoneve.

Galeria fotografike: Shirat kanë përmbytur Evropën