Ushtria siriane kontrollon tani plotësisht territorin e qytetit të El-Quseir, i cili shtrihet në veriperëndim të vendit. Kjo u njoftua sot nga Agjencia siriane e lajmeve SANA.

"Forcat tona të armatosura rivendosën sigurinë dhe stabilitetin në qytetin e El-Quseir të provincës së Homs-it", - theksoi Agjencia e lajmeve.

Gjatë konfliktit në Siri qyteti i El-Quseir vazhdon të mbetet arenë e luftimeve të ashpra mes forcave qeveritare dhe grupeve të armatosura opozitare.