Rrjeti spiun, viktima të të cilit u bënë më shumë se 350 kompani dhe organizata qeveritare në 40 vende të botës, u zbulua nga kompania ruse në fushën e sigurisë së informacionit "Laboratori i Kasperskit". Instrumenti kryesor i keqbërësve ishte programi NetTraveler, i cili u mundësonte atyre monitorimin fshehurazi të kompjuterëve në distancë.

Veprimtaria e spiunazhit e rrjetit NetTraveler ka gjasa të ketë filluar që në vitin 2004, por shumica e mostrave të virusit të zbuluar nga studiuesit datojnë në vitet 2010-2013. Shumica e kompjuterave të infektuar nga rrjeti NetTraveler janë zbuluar nga kompania ruse "Laboratori i Kasperskit" në Mongoli, Indi dhe Rusi.