0Zgjedhjet e drejtpërdrejta të kryetarit të bashkisë së Moskës do të mbahen për herë të parë në dhjetë vjet. Shumica e banorëve të kryeqytetit rus mbështesin idenë e zgjedhjes së kryebashkiakut në të njëjtën kohë me guvernatorin e rajonit të Moskës. Sipas disa njoftimeve, edhe zgjedhjet e para, edhe ato të dyta do të caktohen për datën 8 shtator.

Vëzhguesit vërejnë se në mbajtjen e zgjedhjeve të njëkohshme të krerëve të qeverive të Moskës dhe të rajonit të Moskës ka shumë të pluse. Sergei Sobianin është tani - kryebashkiak "i emëruar", kurse Andrei Vorobjov - i ngarkuar i përkohshëm me plotfuqishmëritë e guvernatorit të rajonit. Në rast të fitores në zgjedhjet e pritshme të dy ata do të ndryshojnë statusin e tyre të përkohshëm me statusin e të zgjedhurve në votim mbarë popullor. Gjëja më kryesore për Sergei Sobianin tani është të sigurojë përkrahjen e moskovitëve, tha analisti politik rus Igor Bunin:

- Ai vendosi të shkojë në zgjedhjet në fjalë dy vjet përpara afatit. Logjika e këtij vendimi të tij është shumë e thjeshtë. Moska ka nevojë për reforma të mëdha që janë të krahasueshme, ndoshta, me Parisin e kohërave të sundimit të Napoleonit III, kur qyteti u rindërtua tërësisht. Qyteti duhet të shndërrohet, të marrë një pamje krejtësisht tjetër, ndërsa për këtë nevojitet mbështetja e moskovitëve. Sobianin është një kryetar bashkie i emëruar. Edhe pse, natyrisht, kryetari i emëruar i bashkisë gëzon gjithashtu njëfarë legjitimiteti, por legjitimitetin, i cili lejon zhvillimin e reformave me përmasa të gjera, e ka megjithatë vetëm kryebashkiaku i zgjedhur nga votuesit e kryeqytetit.

Për marrjen e këtij vendimi Sergei Sobianin zgjodhi kohën më të përshtatshme. Tani situata me zgjedhjet paraqitet maksimalisht e volitshme për të, theksoi Kreu i Fondit rus "Opinioni publik", Aleksandër Osllon:

0- Këtë vit zgjedhjet do të mbahen në një situatë mjaft të favorshme për Sergei Sobianin. Madje që sot për të janë të gatshëm të votojnë 46% e moskovitëve. Ndërkaq, duhet kuptuar se gjatë kohës së zhvillimit të këtyre zgjedhjeve 46% do të shndërrohen në 54%, në 55%, si minimum, pasi në këto zgjedhje nuk llogariten përqindët nga numri i popullsisë së kryeqytetit, por pjesëmarrja reale e zgjedhësve në to. Rivali më i afërt i tij, Mihaill Prohorov (Mikhail Prokhorov) aktualisht ka siguruar vetëm 9 për qind të mbështetjes së banorëve të kryeqytetit rus.