0Protagonistët kryesorë të takimit të nivelit të lartë në Ekaterinburg - Presidenti Vladimir Putin, Presidenti i Këshillit Evropian Herman Van Rompuy dhe Kryetari i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso - shkëmbyen sigurimet mbi gatishmërinë për të bashkëpunuar. Sipas fjalëve të Kryetarit të shtetit rus, palët kanë një kuptim të nevojës imediate për të përfunduar procesin e krijimit të një marrëveshje të re kornizë mbi partneritetin strategjik në afate maksimalisht të shkurtra kohore. Objektivat strategjike janë krejtësisht të qarta. Por midis Rusisë dhe Evropës ka shumë çështje të pazgjidhura që krijojnë velin (perden) e keqkuptimit.

Kjo vlen edhe për problematikën siriane, edhe për perspektivën e heqjes së regjimit të vizave, edhe për të ashtuquajturat vlera evropiane, të bazuara në standardet ultraliberale morale dhe etike. Ato konsiderohen nga Europa si të pakontestueshme, të detyrueshme për zbatim universal, gjë me të cilin Rusia, natyrisht, nuk pajtohet. Evropa e quan pozicionin e Rusisë arkaik. Me shumë gjasa ai dhe është pikërisht i tillë. Sepse shoqëria ruse preferon t’i përmbahet vlerave tradicionale. Por në vetë Evropë në lidhje me këtë çështje nuk ka unitet. Duke e parë situatën nga jashtë, shumë njerëz në Rusi nuk nxitojnë për të njohur prapambetjen e tyre. Ja pikëpamja e analistit politik rus Leonid Savin:

- Sigurisht, ne nuk duhet të pranojmë në mënyrë implicite vlerat evropiane. Madje më tepër se kaq, në lidhje me një sërë aspektesh Evropa mund të mësonte nga Rusia. Për shembull, tolerancën. Tradita jonë orthodhokse për shekuj të tërë ka bashkëjetuar paqësisht me Islamin, Hebraizmin, Budizmin. Në çështjet e marrëdhënieve të ndërsjellta është pikërisht Evropa ajo që duhet të mësojë shumë e shumë nga Rusia.

Megjithatë, ekziston edhe një pikëpamje tjetër. Ithtarët e saj besojnë se marrëdhëniet mes Rusisë dhe Evropës janë pasurim reciprok. Dhe se, në fakt, në themelin e vet sistemet e vlerave rus dhe evropian janë të njëjtë.

Ja se çfarë thotë profesori i Universitetit rus të Miqësisë së Popujve, Maksim Kiseljov:

- Është tejet i trishtueshëm fakti që dallimet janë në rritje. Ne duhet të flasim tashmë rreth vlerave universale njerëzore. Në rastin me devijimin e Evropës nga vlerat e familjes (unë kam parasysh këtu martesat midis personave të të njëjtit seks), nuk mendoj se Rusia duhet të ndjekë të njëjtën rrugë. Por qëndrimi me mirëkuptim ndaj pozitës evropiane mund të ketë plotësisht vend megjithatë.