Delegacioni i opozitës turke mbërriti nga Stambolli në Ankara dhe filloi negociatat e drejtpërdrejta me Zëvendëskryeministrin e vendit, Bulent Arinç. Është pikërisht ai që në mungesë të Kreut të Kabinetit të ministrave, Rexhep Tajip Erdogan, i cili ndodhet aktualisht jashtë shtetit, plotëson detyrat e tij.

Ky lajm, sipas mendimit të mediave turke, u bë "dallëndyshja e parë e shpresës", që dëshmon se konfrontimi i ashpër shumëditor midis opozitës dhe qeverisë po hyn në brazdën e zgjidhjes paqësore. Kjo është për më tepër aktuale, meqenëse Kryeministri Rexhep Tajip Erdogan kthehet ditën e enjte nga udhëtimi i tij 4-ditor i punës në një sërë vendesh të Afrikës së Veriut.