0Në rajonin e zhvillimit të stërvitjeve tashmë kanë ardhur njësitë e ekipeve të kërkimit dhe shpëtimit të Flotës Veriore të Rusisë. Në përbërjen e tyre janë përfshirë gjithashtu anija rimorkiator e shpëtimit "SB-523" (russ. “СБ-523”), aeroplani i aviacionit detar “IL-38” (russ. “Ил-38”) dhe helikopteri “Mi-8” (russ. “Ми-8”). Nga ana e palës norvegjeze janë përfshirë anijet dhe aeroplanët e Qendrës Koordinuese të Shpëtimit të Norvegjisë Veriore, Rojes Bregdetare dhe Departamentit të Policisë Detare.

Shefi i shërbimit për shtyp të Flotës Veriore të Rusisë, Kapiteni i Rangut të I-rë Vadim Serga njofton si vijon:

- Faza aktive e stërvitjeve do të fillojë menjëherë pas marrjes së sinjalit “SOS” nga rajoni ku pozicionohet anija e ndodhur në situatë emergjente. Me ndihmën aviacionit detar të Rusisë dhe Norvegjisë, të përfaqësuar nga aeroplanët “IL-38” (russ. “Ил-38”) dhe "Orion", do të kryhet përnjohja e situatës. Më pas atje do të drejtohen forcat e shpëtimit dhe do të fillojë operacioni. Objektiv kryesor i këtyre stërvitjeve do të jetë praktikimi i bashkëveprimit të anijeve të shpëtimit dhe aparateve fluturuese gjatë lindjes së situatave të papritura.

Në zonën e caktuar mbërritën gjithashtu akullthyesja ruse "Kapitan Dranicin" (russ. “Капитан Драницын”) dhe anije të tjera civile nga Murmansku. Përveç praktikimit të bashkëveprimit, në operacionet e shpëtimit do të shtrohet për zgjidhje edhe detyra e eliminimit të pasojave të derdhjes së naftës në det, thekson eksperti ushtarak rus Igor Korotçenko:

- Duke pasur parasysh faktin se edhe Rusia, edhe Norvegjia kanë interesat e tyre në Arktik, praktikimi i varianteve të dhënies së ndihmës në raste fatkeqësie, po ashtu si dhe luftimi i kërcënimeve mjedisore me përdorimin e forcave të dikastereve ushtarake është, sigurisht, absolutisht i justifikuar. Gjatë ecurisë së stërvitjeve të dy vendet do të kenë mundësi të përpunojnë masat e nevojshme praktike në mënyrë që në të ardhmen, në kushtet e shfaqjes së rasteve reale të emergjencave, të mund të veprojnë me shpejtësi dhe në mënyrë sa më efektive.

0Stërvitjet ruso-norvegjeze "Barenc" zhvillohen që nga viti 1995, kur u miratua Marrëveshja ndërqeveritare mbi "Bashkëpunimin në kërkimin e personave të zhdukur dhe shpëtimin e njerëzve që u ndodhën në situatë emergjente në Detin Barenc". Këtë vit komandimi i zhvillimit të stërvitjeve i është ngarkuar palës ruse. Vetë këto stërvitje do të zgjasin deri në 7 qershor.