Paleontologu Jason Head nga Universiteti i Nebraskës e quajti hardhucën e lashtë gjigande, e cila ka jetuar 40 milionë vjet më parë, në nder të këngëtarit të famshëm Jim Morrison.

Emri zyrtar i zvarranikut është Barbaturex morrisoni, që do të thotë mbreti me mjekër Morrison. Duke gjykuar nga eshtrat e gjetura në Myanmar, gjatësia e hardhucës ka qenë 1.8 m, ndërsa pesha e saj 27 kg. Emri përkon me fjalët e liderit të grupit të famshëm muzikor “The Doors”, Jim Morrison, "Unë - mbreti i hardhucave". Jim Morrison ndërroi jetë në vitin 1971.