Një punëtor zbuloi rrjedhje të ujit radioaktiv në një nga rezervuarët në centralin bërthamor "Fukushima-1", njoftoi të mërkurën kompania operatore e tij TEPCO.

Më parë këtë javë TEPCO pranoi evidentimin e pranisë së ceziumit radioaktiv në ujërat nëntokësore që rezultojnë të ndotura para momentit kur ato arrijnë gjatë rrjedhjes së tyre në centralin bërthamor "Fukushima-1".

Sipas mendimit të mediave, ky zbulim ka minuar besimin në faktin se ndotja rreth uzinës është e vogël, dhe për këtë arsye TEPCO do ta ketë akoma dhe më të vështirë të bindë autoritetet lokale dhe peshkatarët që ujërat nëntokësore janë të parrezikshme dhe se ato mund të derdhen pa problem në oqean.