Në Moskë u hap ekspozita "Kozmosi shumëplanësh", kushtuar Sallonit ndërkombëtar të teknikës së aviacionit dhe kozmosit “MAKS-2013”. Ekspozita përbëhet nga tri pjesë, të cilat demonstrojnë formimin dhe zhvillimin e kozmonautikës ruse, të kaluarën dhe të tashmen e saj.

Në këtë ekspozitë janë paraqitur si fotografi të mirënjohura, ashtu edhe foto dokumentare unike, video kronika, të cilave nuk ka shumë kohë që u është hequr vula “top secret”. Vlera e tyre konsiston në vetë faktin se në to janë fiksuar momente jo nga evenimentet festive, por nga jeta e përditshme e kozmonautikës ruse.