Në Detin Barenc filluan stërvitjet ushtarake ruso-norvegjeze të forcave të shpëtimit, njoftoi Zëdhënësi i Flotës Veriore të Rusisë.

"Sot forcat e njësisë së shpëtimit dhe kërkimit të Flotës Veriore Ruse dolën në zonën e caktuar në Detin Barenc për të marrë pjesë në stërvitjet ruso-norvegjeze të forcave të shpëtimit "Barenc 2013". Tematika kryesore e stërvitjeve ndërkombëtare - kërkimi dhe shpëtimi i personave që ndodhen në rrezik në det", - tha ai.

Stërvitjet ushtarake ndërkombëtare "Barenc" zhvillohen çdo vit.