Nawaz Sharif bëri betimin si Kryetar i qeverisë së Pakistanit, njofton ditën e mërkurë kanali televiziv indian NDTV.

Lideri i partisë opozitare “Liga myslimane e Pakistanit”, Nawaz Sharif, më parë mori 244 nga 342 votat e anëtarëve të parlamentit, duke u bërë në këtë mënyrë Kryeministër i ri i vendit.

Zgjedhjet parlamentare u zhvilluan në Pakistan më 11 maj të këtij viti.