Në qendër të qytetit të Filadelfias (Philadelphia) u shemb një godinë brenda së cilës mund të ketë pasur njerëz. Një prej lokaleve, të vendosura në këtë ndërtesë, është në pronësi të Ushtrisë së Shpëtimit (The Salvation Army).

Sipas njoftimeve të mediave, pranë vendit të incidentit tani ndodhen dhjetëra punonjës mjekësorë dhe disa brigada zjarrfikëse. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kontrollin dhe pastrimin e rrënojave.

Punonjësit e shërbimeve emergjente kanë nxjerrë 11 persona nga rrënojat e godinës së shembur. Ata janë vënë tani në kërkim edhe të dy të tjerëve, njofton policia. Të paktën tetë vetë janë hospitalizuar.

0Dëshmitarët okularë shkruajnë në Twitter, se shkaku i shembjes së ndërtesës në qendër të qytetit Filadelfia ishte një shpërthim. Sipas njoftimeve të tyre, të gjitha rrugët aty pranë janë bllokuar nga policia për shkak se autoritetet ia kanë frikën ndonjë shpërthimi të ri.