Kreu i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Suedisë, Carl Bildt, u ndalua nga rojet kufitare ruse kur ai, pasi kishte harruar pasaportën e tij diplomatike, shkoi në një kishë të vjetër në territorin e Rusisë gjatë kohës së mbajtjes në qytetin norvegjez Kirkenes të Samitit të vendeve të pellgut të Detit Barenc.

"Nuk pati asnjë situatë dramatike dhe atij i mbeti vetëm të kthehej mbrapsh në qytetin e Kirkenes", - tha Sekretari për shtyp i Carl Bildt, Erik Zsiga.

Vetë Carl Bildt, duke komentuar këtë incident në Twitter, shkroi se "gjithçka ndodhi vetëm për fajin tim”. Fakti, se fleksibiliteti nuk është kompetencë thelbësore ruse, është tjetër punë".