"Gjashtëshja" e ndërmjetësve ndërkombëtarë i bëri thirrje Iranit të përmbushë menjëherë të gjitha detyrimet e tij sipas Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi programin bërthamor iranian, si dhe kërkesat e Bordit të drejtuesve të Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (ANEA).

"Gjashtëshja" shprehu gjithashtu "preokupim serioz në lidhje me faktin se Irani po vazhdon të realizojë aktivitetin e vet në fushën bërthamore në kundërshtim me rezolutat përkatëse të Bordit të drejtuesve të ANEA-s dhe Këshillit të Sigurimit të OKB-së".