Konferenca Ndërkombëtare mbi Sirinë, e propozuar nga Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të mbahet jo më herët se në korrik, deklaroi Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Gennadi Gatillov në bazë të rezultateve të takimit 3-palësh të Rusisë, SHBA-së dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë.

Gennadi Gatillov deklaroi se mbajtja e konferencës mbi Sirinë nuk duhet të pritet deri në fund të qershorit, "pasi ne duhet të zgjidhim edhe një sërë çështjesh organizative që janë të lidhura me formatin e zhvillimit të saj".