Britania e Madhe mori konfirmimin e faktit se në Siri është përdorur armë kimike - gazi neuro-paralitik Sarin, deklaroi të mërkurën zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar.

"Ne kemi marrë mostra nga Siria, të cilat dhanë rezultate pozitive gjatë testeve të zhvilluara për evidentimin e gjurmëve të gazit Sarin. Numri në rritje i rasteve të përdorimit të armëve kimike është ende episodik, por informacioni bindës tregon se regjimi i Bashar Al-Assad ka përdorur dhe vazhdon të përdorë armë kimike në Siri", - tha zëdhënësi i Ministrisë britanike të Punëve të Jashtme.