Suksesi i dialogut energjetik midis Rusisë dhe BE-së varet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga marrja parasysh e interesave reciproke dhe garantimi i parashikueshmërisë së biznesit, deklaroi Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në seancën plenare të Samitit BE-Rusi në Ekaterinburg, qytetin rus ky që pretendon të zhvillojë Ekspozitën Botërore Expo 2020.

"Natyrisht, dialogu energjetik mund të avancojë me sukses vetëm në rast të marrjes në konsideratë të interesave të ndërsjellta dhe sigurimit të parashikueshmërisë së biznesit", - tha Vladimir Putin.