SHBA-ja do të dërgojë në Jordani gjuajtësit e vet “F-16” dhe një bateri të komplekseve raketore kundërajrore “Patriot”.

"Ata do të dërgohen në Jordani për të marrë pjesë në stërvitjet ushtarake vjetore. Nëse do të jetë e nevojshme disa prej tyre mund të mbeten në Jordani si forcë ndihme për ushtarakët jordanezë", - tha Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Jennifer Psaki.

Në Jordani po rritet frika në lidhje me faktin se raketat siriane mund të bien në duart e lëvizjes radikale "Hezbollah" dhe të përdoren kundër vendeve të rajonit.

Gjithashtu pavarësisht nga stërvitjet ushtarake, në Jordani do të dërgohen edhe 200 këshilltarë ushtarakë të SHBA-së, të cilët do të koordinojnë veprimet me homologët e tyre jordanezë në rast të përdorimit të armës kimike në Siri.