Shërbimi sekret i Turqisë ka paralajmëruar se vala e re e protestave në vend mund të përfundojë me humbjen e jetëve të pjesëmarrësve në përleshjet me policinë për shkak të veprimeve të provokatorëve. Kjo u bë me dije sot nga gazeta "Yeni Şafak".

Sipas mendimit të autoriteteve turke, që kanë studiuar filmimet e përleshjeve të fundit me policinë, në mesin e ekstremistëve turq në turmë ka dhe provokatorë të huaj.

"Ka rreth 750 deri në 1.000 persona, agjentë, veprimet e të cilëve paguhen nga agjencitë e huaja të inteligjencës. Mes tyre ka shumë shtetas të huaj. Ata kanë depërtuar në radhët e demonstruesve", - shkruan gazeta.