Qeveria e qytetit të Moskës do të japë dorëheqjen menjëherë pas dekretit të Presidentit Vladimir Putin mbi dorëheqjen e Kryebashkiakut të kryeqytetit Sergei Sobjanin, njoftoi Kryetari i Parlamentit të qytetit të Moskës (Duma e Moskës) Vladimir Platonov.

Të martën Sobjanin njoftoi se së shpejti do t’i drejtohet Presidentit të vendit me një peticion për dhënien e dorëheqjes me qëllim zhvillimin e zgjedhjeve të Kryetarit të Bashkisë së Moskës në shtator të këtij viti. Zgjedhjet e drejtpërdrejta do të mbahen në kryeqytet për herë të parë në 10 vjet.