Presidenti rus Vladimir Putin është zhgënjyer nga vendimi i Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian për heqjen e embargos së furnizimit të armëve opozitës siriane.

"Nuk do ta fsheh, ky vendim na ka zhgënjyer pa masë", - deklaroi ai në konferencën për shtyp pas përfundimit të Samitit BE-Rusi në Ekaterinburg, qytetit rus kandidat për pritjen e ekspozitës ndërkombëtare Expo 2020.

Gjatë Samitit situatës në Siri iu kushtua një vëmendje e madhe. "Nga ana jonë ne theksojmë sërish se të gjitha përpjekjet për të ndikuar me forcë në situatën e krijuar, nëpërmjet ndërhyrjes së drejtpërdrejtë ushtarake, janë të destinuara për dështim. Ato do të çonin në mënyrë të pashmangshme në pasoja shumë të rënda humanitare", - tha Vladimir Putin.