Ditën e martë sindikatat turke njoftuan për një grevë 2-ditore në shenjë proteste kundër përdorimit të forcës në përpjekjet e policisë për të shpërndarë pjesëmarrësit në aktivitetet antiqeveritare.

Shkas për fillimin e protestave u bënë planet e autoriteteve për të prishur parkun Gazi në Stamboll. Aksioni paqësor i ambientalistëve shumë shpejt përshkallëzoi në një protestë masive kundër gjithë politikës së Kryeministrit turk dhe partisë në pushtet. Policia ka përdorur topat me ujë dhe gazin lotsjellës për shpërndarjen e demonstruesve. Më shumë se 1.700 persona janë arrestuar.

Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan dënoi protestuesit dhe i quajti veprimet e tyre antidemokratike.