Gjykata e Lartë e SHBA-së vendosi se policia mund t'u marrë mostrat e ADN-së të paraburgosurve.

Sipas mendimit të gjykatës, marrja e mostrave të ADN-së të të paraburgosurve është një procedurë e ngjashme me marrjen e shenjave të gishtërinjve, kështu që lejohet nga kushtetuta.

Vendimi në fjalë u morr në mënyrë unanime. Pakica e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë shprehën kundërshtimin e tyre këmbëngulës ndaj shumicës, duke argumentuar se ky vendim rrit së tepërmi kompetencat e policisë.

Prej kohësh organet e zbatimit të ligjit marrin mostrat e ADN-së të të dënuarve. Sipas vendimit të sotëm të Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara, kjo praktikë mund të aplikohet edhe tek personat që nuk janë shpallur ende fajtorë.